Japin dorëheqje krerët e komisioneve zgjedhore në komunat veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Japin dorëheqje krerët e komisioneve zgjedhore në komunat veriore

    Insajderi
    09 November 2022 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në veri të Kosovës, gjithnjë e më shumë njerëz po japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës.

    Pasi përfaqësuesit politikë të serbëve, zyrtarët policorë, gjyqtarët e prokurorët dhanë dorëheqje brenda javës që shkoi, sot dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore në komunat veriore.

    Kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale në veri kanë dhënë dorëheqje mëngjesin e sotëm nga pozitat e tyre, tha Sllobodan Dimitrijeviq, i cili ka mbajtur pozitën e kryetarit të komisionit zgjedhor për Mitrovicën e Veriut.

    Dimitrijeviq i ka thënë portalit Kosovo-Online se procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës nuk mund të ndodhë pa u arritur një marrëveshje politike. Siç shtoi ai, një proces i tillë zgjedhor do të ishte “në kundërshtim me parimet dhe bindjet e tyre morale, profesionale dhe demokratike”.

    “Ne solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë dhe japim dorëheqje nga pozitat tona”, tha Dimitrijeviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark