Themeluesit e rrjetit social “Instagram” Kevin Systrom dhe Mike Krieger,kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre nga kompania, e cila udhëhiqet nga Facebook Inc, si dhe arsyja kryesore ata kanë thënë se janë duke u larguar për shkak se dëshirojnë diqka “ me kurioze dhe atraktive”.
Bloomnger ka njoftuar se arsyja e largimit po ashtu ka qene edhe rritja e tensioneve rreth drejtimit të biznesit si dhe tensionet me shefin ekzekutiv Mark Zuckenberg, që prej se Facebook e ka blerë ne vitin 2012.
Në një deklartë të hënë Systrom ka thënë “ se mezi kanë pritur që të kenë kohë për të eksploruar, duke shtuar se janë mirënjohës për tetë vite në Instagram dhe gjashtë viteve në Facebook”.
Ndërsa sa i përket Zuckenbergut ai ka lëshuar një deklartë publike i cili tha se ishte “vërtetë knaqësi “që të punoja me Systrom dhe Krieger.
Dyshja ndërtoi Instagram dhe e shitën atë në Facebook për 1 miliardë dollarë gjashtë vjet më parë.
Instagram, që Facebook bleu në 2012 për 1 miliardë dollarë, ka më shumë se 1 miliard përdorues aktivë mujor dhe është rritur duke shtuar veçori si mesazhe dhe video të shkurtra/Insajderi.com