Transmetuesi amerikanë CNN, ka pranuar dorëheqjen e tre gazetarëve të cilët kishin përgatitur një shkrimi për takimin e Donald Trumpit me krerë rusë para inaugurimit të tij për president.
Shkrimi i tyre është bërë publike të enjten në uebsajt, mirëpo ajo është fshirë të premten në mbrëmje. CNN i ka kërkuar menjëherë falje Anthony Scaramuccit, për të cilin u raportua se ka qenë pjesë e takimit së bashku me Trumpin me rusët.
Autori i shkrimit Thomas Frank, kishte dhënë së pari dorëheqje, ku pas tij humbën punën edhe ndihmës redaktori Eric Lichtblau dhe kreu i njësisë së hetimeve Lex Harris, shkruan “The Guardian”.
CNN, pasi që kishte fshirë storien ka thënë se ajo nuk i kishte plotësuar standardet. Ajo ka qenë e dëmshme për televizionin pasi që Trump është tallur shpesh duke e quajtur “lajme të rreme”.
“Historia ishte vënë në pikëpyetje si brenda ashtu edhe nga jashtë, duke përfshirë këtu edhe faqen konservatore “Breitbart News”. Ku u përcaktua si shkrim i cili është postuar pa u kontrolluar”, ka thënë ekzekutivi i CNN, raporton Insajderi.
Në këtë shkrim shkruante se inteligjenca e senatit amerikanë po shqyrtonte një disktum të 16 janarit midis Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta ruse. /Insajderi.com