Japonia është goditur nga dy tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 6.9 dhe 7.1.
Bëhet e ditur se paralajmërimi për cunami është lëshuar për rajonet bregdetare në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku.
Së fundmi, transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se valët e para kanë goditur brigjet e Miyazakit, por priten edhe të tjera.
Ndryshe, tërmeti i parë ndodhi në më pak se 32 kilometra larg bregut të Miyazaki në Kyushu, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Sipas agjencisë, një tërmet më i fortë me magnitudë 7.1 pasoi më pak se një minutë më vonë.
Transmetuesi publik njoftoi se asnjë ndërtesë nuk është shembur në zonë dhe termocentralet bërthamore po funksionojnë normalisht.