Me heqjen e sanksioneve janë hapur dyert për kompanitë japoneze të cilat dëshirojnë të investojnë në sektorin energjetik në Republikën Islamike.
Qeveria e Japonisë ka sjellë vendimin për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, pas marrëveshjes që ky shtet ka arritur me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Al Jazeera.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga në një konferencë për gazetarë në Tokio, shkruan Insajderi
“Qeveria e Japonisë ka sjellë vendim për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit”, ka thënë Suga
Ai më tutje ka thënë se me heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, kompanive japoneze që janë të interesuara për investim në sektorin energjetik u janë hapur dyert për ta arritur këtë qëllim. Ai po ashtu ka thënë se Japonia do t’i ofrojë mbështetje Iranit që ta implementojë marrëveshjen e arritur me Këshillin e Sigurimit.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) në fillim të javës kishte dorëzuar një raport në adresë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me konkludimin se Irani është pjesë e planit të përbashkët veprues, përkatësisht marrëveshjes së Iranit dhe grupit 5+1, raporton Insajderi
Edhe pse me vërtetimin e IAEA janë hequr shumica e sanksioneve ndaj Iranit, heqja e të gjitha sanksioneve mund të pritet vetëm në afat prej 10 vitesh./Insajderi