Jasharaj: E kam vërejtur edhe në autobus që qytetarët më shohin si armik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj: E kam vërejtur edhe në autobus që qytetarët më shohin si armik

    Insajderi
    14 May 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, sonte në “Argument Plus” të RTV21 tha se rritja e fundit e pagave është bërë në janarin të vitit 2018 për 4%.

    “Një e keqe që është plasuar te opinioni dhe unë këtë nuk po e them për reklamë, unë udhëtoj çdo ditë me autobus çdo ditë Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Pejë, e hetoj në autobus një ndjenjë, që unë e kuptoj se qytetarët janë lodhur me skamjen dhe e kuptoj kur flitet veç për ne, ata na shohin nganjëherë, mua sidomos si armik.”, u shpreh Jasharaj, shkruan rtv21.tv

    Ai shtoi se SBAShK-u po kërkon që Qeveria t’i realizojë kërkesat e tyre dhe se ata do t’u thonë mësimdhënësve që kërkesat e tyre po realizohen dhe që të ulen dhe të bëjnë diçka për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark