Jasharaj: Kurti çdo ditë shton nga një arsye për protesta e greva - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Jasharaj: Kurti çdo ditë shton nga një arsye për protesta e greva

    Insajderi
    10 February 2022 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, u ka dërguar një letër mediave përmes së cilës thotë se Qeveria Kurti  çdo ditë shton nga një arsye për protesta e greva.

    Jasharaj shprehet se Qeveria Kurti nuk e ka bërë asnjë lëvizje për rritjen e pagave.

    “Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur  që nga janari 2018”, shkruan Jasharaj, transmeton Gazeta Express.

    Ai i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me injorancë.

    Letra e tij e plotë, pa ndërhyrje:

    Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva

    SBASHK-u do të dalë publikisht me qëndrimet pas takimit të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve si përgjigje ndaj gjithë situatës aktuale dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë, por unë  sot edhe si qytetar, edhe si kryetar i kësaj sindikate, po i drejtohem publikisht  institucioneve që të këndellën  e të mos vazhdojnë me injorancë, me fyerje e me bindjen se ata kanë forcën dhe mundësinë të bëjnë çfarë t’u teket dhe se nuk u ha palla ama bash për as kë.

    Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva. Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur  që nga janari 2018. Qeveria Kurti as edhe një lëvizje në paga e nga ana tjetër për ditë me lëvdata se buxhet si ky tani nuk kemi tani e 21 vite e këndej .Kjo Qeveri me mijëra zëdhënës në face book u kujdes vazhdimisht që po kritikoi apo po kërkoi ndonjë sindikatë ngritje pagash të shahen e fyhen udhëheqësit sindikalë me qëllimin se do ua bëjnë bajat apo edhe do t’i frikësojnë e t’i bëjnë të heshtin .

    Tani  gjithë kësaj iu  shtuan edhe ngritja e çmimit të derivateve dhe energjisë e me këtë tmerr na vijnë tmerre të tjera me vazhdimin e ngritjes së çmimeve për gjithë artikujt elementarë  dhe Qeveria e mbështetur në face booka sillet me fodullek dhe s’ka as edhe një shqetësim pse po krijohen arsye të reja për protesta e greva.

    Më shumë se kjo na doli tani edhe versioni i Ligjit të pagave i punuar nga një komision i autorizuar nga Ministri Sfeçla .Premtimi ishte e sindikatat do të jenë të këqyra në punën e komisionit, por  po del  se ato janë ftuar në cilësinë e spektatorit me qasjen ‘’ky është ligji, merr ose le’’.Ky versioni i ri është tepër i keq dhe SBASHK  nuk do ta pranojë dhe  po përgatitet për veprime sindikale, që nuk janë  edhe të panjohura nga e kaluara e pikërisht për shkak të pakënaqësive të arsyeshme po për këtë ligj. Versioni i Ministrit Sfeçla  po thotë se raporti  i koeficienteve është  1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave,që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero .Ky 20 është për pagën e Presidentes, koeficienti 19 për pagën e Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit  e pastaj koeficientët tjerë për  do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët  nga 2 e pak më lartë për të tjerët. SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave  përgatitur nga Grupi i Ministrit Sfeçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat  e mbështetura me argumente do ia prezantojë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sfeçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve dhe do të marr vendime meritore duke u bazuar në realitetin  se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva.

    Rrahman Jasharaj,

    Kryetar i SBASHK-ut


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark