
Sonte në media u raportua se SBASHK është tërhequr nga kërkesa prej 100 eurove.
Një informacion të tillë e ka demantuar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për Insajderin.
“Nuk është e vërtete po flas si kryetar i Këshillit Grevist i BSPK-së, as SBASHK e as Shërbyesit Civil nga komunikimi me ta madje kam vizituar kolegët kanë bërë letër kthyese avokatit te popullit. Jam habitur nga njëfarë emocioni një deklarim ku thotë se do të ketë marrëveshje, nuk kishim as telefonat e as informate zyrtare, thjesht mediat e kane lexuar gabim, SBASHK-u është në takim me kryetarët komunal, një version është keqkuptuar”, tha Jasharaj për Insajderin.
Sipas tij, SBASHK-u ka kërkuar që karshi 50 eurove nga pakoja aty të shtohet edhe përqindja e rritjes ekonomike edhe ajo e inflacionit, dhe kjo të vlejë nga shtatori. Sipas tij kjo është mundësi e re për qeverinë
“SBASHK-u thotë karshi 50 eurove nga pakoja kësaj vlere t’i shtohet edhe përqindja e rritjes ekonomike për ketë vit edhe përqindja e inflacionit, dhe ti shtohet kësaj qe nga shtatori të vlej, jo tërheqje por mundësi e re, pra 50 euro e i ka ofruar pakoja e qeverise dhe atëherë arrihet shuma e njëjte, kjo është bere qe ti jepet mundësi qeverise qe thotë ska mundësi të lëvizim nga ligji, SBASHK i ka ofruar këto dy mundësi. Qeveria le te veproj”, tha Jasharaj.