Jasharaj ultimatum Kurtit: E presim deri në mars, jo më shumë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj ultimatum Kurtit: E presim deri në mars, jo më shumë

    Insajderi
    06 December 2021 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, tha se po kërkojnë dialog nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Theksoi se do të presin deri në mars, dhe nëse nuk u plotësohen kërkesat, do të vazhdojnë me masa tjera, përfshirë bojkotimin e procesit mësimor.

    “Nga qeveria Kurti kemi kërkuar që të ulemi dhe të bisedojmë. Disa shkëndija pozitive u ndezën kur unë si përfaqësues i SBASHK’ut duke biseduar me të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe me zonjën Kusari e thyem akullin dhe takuam ministrin Sveçla, i cili na tha se ligji është duke u punuar”, shpjegoi ai, sipas të cilit kryeministri Kurti i zhgënjeu.

    “Sindikata jonë ka qenë aktive dhe do të jetë”, theksoi ai në Pressing.

    “Nëse në muajin mars ligji për pagat pas diskutimeve me sindikatat nuk shkon me procedura tutje do ta konsiderojmë se jemi të zhgënjyer dhe pastaj do të veprojmë sipas zërit të mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit”, shtoi Jasharaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark