×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj: Zonja Nagavci po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnim

    Insajderi
    08 October 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Jashraj thotë se Nagavci edhe përkundër paralajmërimeve se do të kishte grevë asnjëherë s’ishte interesuar  të fliste në emër të punëtorëve të arsimit, derisa shton se nuk kishte hezituar të bënte deklarata urdhëruese, shantazhe e kërcënime.

    Tutje, ai thotë se Nagavci nuk është ndier keq as në momentin kur Qeveria vendosi t’i paguaj pagat për shërbyesit civil dhe përjashtoi vetëm arsimtarët.

    Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, ka shkruar Jasharaj.

    Reagimi i plotë:

    Humanizëm dhe heroizëm  i rrejshëm  i zonjës Nagavci

    Zonjën Nagavci e kishim  njoftuar muaj më  parë  me kërkesat legjitime të anëtarësisë  dhe e kishim lutur sa herë takoheshim që ato t’i prezantonte në takimet e Qeverisë duke e paralajmëruar se nëse ato nuk shqyrtohen do të vij deri të greva sepse kjo  ishte kërkesë e anëtarësisë. Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe  një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata  urdhëruese  e madje edhe plot shantazh e kërcënime . Ajo vazhdoi  t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit , Yllit, Dibranit,Sadriut  e disa  të  tjerëve  që u ka humbur çdo gjë njerëzore.

    Ajo nuk u ndie keq as kur Qeveria ua  dha pagat shërbyesve civilë , që  bashkë me punëtorët e sektorit të arsimit ishin në të njëjtën grevë shpallur nga BSPK-ja, kurse të punësuarve në sektorin që ajo përfaqëson iu ndalën pagat.  Në vend të kësaj ajo i duartrokiti Hekuran Muratit  dhe  ndëshkimit që po u bëhej punëtorëve të sektorit në të cilin ajo ishte ministre. Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura .

    Kur opinioni u ngrit në këmbë kundër ndëshkimit që po i bëhej  punëtorëve të arsimit duke shkelur çdo ligj dhe madje edhe anën humane , zonja Nagavci gjoja u ngrit në këmbë dhe për ta mbuluar turpin e Qeverisë iu bashkua prapë Dimalit e të tjerëve dhe u mundua ta marr rolin e humanistes dhe heroit duke bërë angazhime që punëtorët e arsimit të paguhen, por nuk e la anash urrejtjen ndaj SBASHK-ut dhe akuzoi pa fijen e fakteve  se kryesia i paska lënë në baltë mësuesit dhe se ajo dashka t’i shpëtoi. Nagavci  dashka t’i shpëtoi . Ironike kjo nga zonja Nagavci , e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin  Hekuranit dhe shefit të madh . Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot. Ruaje atë foton me fëmijën dhe me shefat në bankat shkollore. Vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun, Dibranin e ndonjë  tjetër , që nuk  u ka mbetur as edhe një fije nga njerëzorja. Kënaqu e duartrokit kur fyhet e shahet mësuesi, por mos u shtir si heroinë se kot e ke . Punëtorët e arsimit janë bashkë e në SBASHK dhe uniteti i tyre është i pathyeshëm. E ti pyet vetën a ishte bile një ditë ministre e tyre  apo i le  gjatë ditëve , javëve e muajve në baltë se zë e mbrojtëse e tyre nuk ishe që kur u bëre ministre e që tani. Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin  edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet  e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë  në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo.

    Ti vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun , Dibranin e ndonjë  tjetër të pini kafe e të lavdëroheni për fyerjet që ia kanë bërë e do ia bëjnë figurës së mësuesit.

    Rrahman  Jasharaj

    Kryetar i SBASHK-ut

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark