Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë që Qeveria Kurti ka ardhur me premtimin për t’u ndihmuar sindikatave, por po i ndëshkon ato.
“… siç nuk qëndron fare premtimi para ardhjes në qeveri i z. kryeministër se do t’i ndihmojë, se do t’i forcojë sindikatat”, ka thënë Jashari për Orën 7 të Klan Kosovës.
“Ndodhi e kundërta, në vend se t’i ndihmojë dhe forcojë, bëri luftë bashkë me Hekuran Muratin që t’i zhdukë në tërësi, por SBAShk-un nuk arriti dhe nuk do të arrijë kurrkush, asnjë kryeministër, edhe në të ardhmen, që ta zhdukë”.
“SBAShKU është i punëtorëve të arsimit që e duan, respektojnë dhe fuqizojnë përditë e më shumë SBAShK-un”.