Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën

    Insajderi
    06 March 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tregoi arsyen e mosbashkëpunimit me Qeverinë.

    Ne si organizata kemi menduar që mos t’i fyejmë dëshmorët. Ne jemi për institucione, ne i çmojmë institucionet, por brenda kësaj Qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën dhe kanë tentuar ta njollosin dhe kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale ku sot padrejtësisht i kemi krerët e UÇK-së”, tha Jashari.

    Jashari tha se fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre.

    Përveç organizatës, do të ishte fyerje për familjarët e mi që i kam dëshmorë nëse bëj homazhe me ministren e Punëve të Jashtme e cila është deklaruar se ka deponuar dëshmi kundër krerëve të UÇK-së. Për neve është fyerje nëse bëjmë homazhe me ministrin Hekuran Murati i cili ka deklaruar se më mirë e më lehtë do të dilnim nëse paguanim mercenarë. Fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre”, u shpreh Jashari. /EO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark