Jashari i prerë me Kurtin: Nuk është detyrë as e kryeministrit e as e ministrit pastrimi i listave të veteranëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari i prerë me Kurtin: Nuk është detyrë as e kryeministrit e as e ministrit pastrimi i listave të veteranëve

    Insajderi
    17 June 2022 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i familjes së dëshmorëve, Xhavit Jashari pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk do të dorëzohen në kërkesat e tyre.

    Sipas Jasharit, nuk është detyrë as e kryeministrit e as e ministrit pastrimi i listave të veteranëve,raporton Insajderi.

    “Ne ishim aty, për t’ua thënë në sy se kanë bërë shkelje ligjore. Kjo çështje do të shkojë edhe në Gjykatë Kushtetuese. Ne folëm edhe për pastrimin e listave, dhe kjo nuk është detyrë as e kryeministrit e as e ministrit. Kjo është një çështje që është në proces gjyqësor. Tash çështja është kthyer në rigjykim”, tha ai.

    “Ne i shpjeguam kryeministrit se edhe po të themelohej një komision për riverifikim e veteranëve, prapë do të jenë të njëjtit njerëz, dhe askush nuk i frikësohet . Janë dy organe kompetente që e bëjnë këtë gjë: janë komandantët  me zinxhirin komandues, dhe është Gjykata që vlerëson nëse ka pasur ose jo shkelje”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark