Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, është pranë kalimit në La Liga, saktësisht në ekipin e Celta Vigos.
Asani, i cili aktualisht është pjesë e klubit të Gwangju në Korenë e Jugut, pati paraqitje fantastike me kombëtaren shqiptare dhe ishte më meritori për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Ekipi spanjoll, Celta Vigo kishte shprehur interesim për shërbimet e Asanit në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa tani po mendon të përforcohet me të gjatë afatit kalimtar dimëror, shkruan ekipa.mk.