Zëvendësuesi Jasir Asani shënoi me prekjen e parë, duke i siguruar fitoren me rezultat 1-0 skuadrës Gwangju ndaj Shanghai Shenhua.
Asani është golashënuesi më i mirë në Championsin aziatik me shtatë gola në pesë ndeshje, duke lënë pas edhe një emër si Cristiano Ronaldo, ndërsa prapa është edhe spanjolli Joselu.
Ai shënoi në minutën e 58-të, një minutë pas hyrjes në lojë me një goditje të bukur nga brenda zonës.
“I thashë trajnerit se nëse hyj, do të shënoj me prekjen e parë, pasi e kam ndjenjën që mund të kem shans për të realizuar. Më duhet të shënoj më shumë për ta ndihmuar ekipin të fitojë tri pikët”, ka thënë Asani pas ndeshjes, shkruan “Reuters”.
Fitorja e mbajti Gwangju në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Vissel Kobe kryeson me 13 pikë.
Në grupin e lindjes janë skuadra nga Japonia, Koreja e Jugut, Kina, Tajlanda, Australia dhe Malajzia.
Grupi i perëndimit përfshin skuadra nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Uzbekistani dhe Iraku.
Asani më parë shënoi het-trik ndaj Yokohama dhe ka kontribuar në fitoret ndaj Kawasaki Frontale dhe Johor Darul Ta’zim.
Asani with another goal in the Asian Champions League. 🔥⚽️ pic.twitter.com/fgIVA8Ls5j
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) November 27, 2024
FT | 🇰🇷 Gwangju FC 1️⃣-0️⃣ Shanghai Shenhua 🇨🇳
Asani magic seals the win for Gwangju! #ACLElite | #GWAvSHS pic.twitter.com/NSrX6He7Mk— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) November 27, 2024