Java e parë e vjeshtës, parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Java e parë e vjeshtës, parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    22 September 2025 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stina e vjeshtës në Kosovë fillon me e kthjellët dhe gjatë ditës me nxehtësi verore. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita mjaft e nxehtë me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 30 apo 31 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna fillon e kthjellët dhe vazhdon me diell dhe mjaft e nxehtë. Edhe pse po hymë në stinën e vjeshtës, vera po vazhdon me ritme ende të pandryshueshme.

    Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Gradualisht do të ketë paraqitje të vranësirave lokale dhe kalimtare sidomos në mes të javës, ndërsa rrebeshe të izoluara mund të kemi të enjten në veriperëndim të Shqipërisë dhe potencialisht edhe në disa vise të Kosovës./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark