Një foto grumbullim i disa ngjarjeve kryesore të javës së kaluar në botë nga AlJazeera, duke përfshirë edhe zjarrin e ndërtesës Grenfell dhe protestat në Filipine.
Një protestues mban një flamur kombëtar të Venezuelës përderisa ndërtesa e Gjykatës Supreme dugjet gjatë një demonstrate kundër presidentit Nicolas Maduro in Caracas.
Ushtarët irakianë i japin ujë një fëmije të dehidruar i cili u shpëtua nga fronti i luftës kundër ISIL-it afër qytetit të vjetër të Mosulit perëndimor.
Një zjarr kaplon ndërtesën 24-katëshe Grenfell në perëndim të Londrës. Policia e Londrës kanë nisur një hetim krimi për zjarrin e së mërkurës, i cili vrau së paku 17 persona.
Skena pas një sulmi jashtë një hoteli dhe një restoranti të afërt në kryeqytet të Somalisë, Mogadishu. Së paku 31 dhe pesë sulmuesit u vranë në incident natën e së mërkurës.
Palestinezët ngjiten mbi një pjesë të murit ndarës së Izraelit afër Ramallahut përderisa provojnë të shkojnë në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor të okupuar për lutjet e së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Protestuesit anti-sheriat në konflikt me anti-fashistët dhe policinë e Minnesotës në kryeqytetin e St Paul.
Një vajzë afgane shikon përmes grave të cilat janë rreshtuar për të marrë ndihma sociale përgjatë muajit mysliman të shenjtë të Ramazanit në Jalalabad.
Luftëtarët kurdë nga Njësitë e Mbrojtjes së Njerëzve në Siri duke shuar një zjarr në fushën e grurit i cili u dogj gjatë luftës për të rimarrë Raqën nga ISIL-i.
Një fëmijë merr ndihmë mjekësore pasi është shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës shtatë-katëshe e cila kollapsoi në kryeqytet të Kenisë, Nairobi. Së paku dy njerëz janë vrarë në incident.
Protestuesit në kryeqytetin e Filipineve, Manila, të cilët kanë skenuar “vdekjen” duke u shtritë si të vdekur, me një banderolë në të cilin shkruhej “ndalo vrasjet” gjatë në demonstrate kundër “luftës ndaj drogës” së presidentit Rodrigo Duterte. /Insajderi.com