“Java në vijim”- Ministri Murati jep detaje për dhënien e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Java në vijim”- Ministri Murati jep detaje për dhënien e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët

    Insajderi
    14 December 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtesat prej 100 eurove për pensionistët nuk do të dalin këtë javë me pensionet e rregullta, por në javët e ardhshme.

    Po ashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohet shtesa prej 100 eurot e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt prej 10-20 euro që ata i marrin shtesat për fëmijët.

    Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas vendimit të marrë në Qeveri për shpërblimin e fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit, ka theksuar se pensionet e rregullta për dhjetor ekzekutohen këtë të premte dhe sipas tij, është e pamundur të ndahen shtesat më 15 dhjetor.

    “Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, ka thënë ministri Murati pas mbledhjes së qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark