Temperaturat e ulëta që kanë mbretëruar në Kosovë gjatë kësaj jave nuk do të vazhdojnë edhe javën që vjen.
Kështu së paku parasheh Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të dhënat e të cilit parashohin ngritje të temperaturave.
Mot më i nxehtë pritet të mbajë në të gjithë vendin nga java e ardhshme ku temperaturat do të fillojnë të ngritën nga -1o C deri në 0o C.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha për Insjaderi.com se temperaturat nga java e ardhshme në nivel vendi do të ngritën.
“Edhe nesër do të mbajë mot me temperatura të ulëta -16oC deri -18oC, kurse maksimalet do të jenë -3oC deri më -2oC”, tha Aliu për Insajderi.
Nga dita e hënë e tutje deri në përfundim të këtij muaji temperaturat minimale do të luhaten nga -9oC e deri më -6oC, ndërsa ato maksimale nga 4oC deri më 6oC”.
Sipas IHMK-së temperaturat ekstreme të ftohta vijnë si pasojë e masave të rrymave ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit gjegjësisht të viseve polare.
Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në vitin 2006, ku më e ulëta ka qenë -26oC .
Gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë aksidente si pasojë e ngricave, akullit nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës.