Javën e kaluar, presidenti i La Ligas , Javier Tebas doli për të thënë se Kylian Mbappe , lojtari më i shtrenjtë në botë, është praktikisht një lojtar i Real Madridit.
Këtë javë, ai po i kërkon Barcelonës të shesë lojtarët e saj të mëdhenj për të balancuar rezervat e tyre.
I pari i La Ligas ka thënë se kriza financiare e katalunasve do të merr fund nëse Barça do t’i shes dy ose tre yjet e ekipit.
“Barça do të dalë nga situata në të cilën ndodhet”, u tha Tebas gazetarëve në një ngjarje.
“Barça ka dy ose tre lojtarë të nivelit të lartë të cilët mund t’i shesë dhe me këtë, zgjidh një pjesë të madhe të problemit dhe gjeneron të ardhura. Ata kanë më shumë opsione”.
“Ata janë një klub që fiton gati 1 miliard euro. Nuk do të bëhet kështu, me siguri. Ata po kalojnë, si shumë klube, një situatë të komplikuar dhe ‘Fair Play Financiar’ ynë i detyron ata të jenë aty ku janë”.
“Por ata ende nuk janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe kanë shanse për të fituar La Ligën spanjolle”, përfundon Tebas.
Emrat më të përfolur për tu larguar nga Barcelona gjatë verës janë Raphinha, Ansu Fati, Frenkie de Jong, Ronald Araujo dhe Jules Kounde.