![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ditën e sotme banorët lexuan mesazhet dedikuar atyre nga formati “Big Love”.
Teksa secili prej tyre lexonte mesazhet motivuese të bëra nga ndjekësit, u vu re Gjesti i cili reagoi plot entuziasëm për mesazhin e tij.
“Gjak i pastër shqiptar, je shembull për sjelljen dhe durimin.Vazhdo lojën, je baba për këtë format. Vazhdo me kulaqa” i shkroi dikush Gjestit, i cili e mirëpriti këtë mesazh pozitiv plot energji e buzëqeshje.
Pasi përfundoi leximin e dedikimit të tij, Gjesti me nuanca humori dëgjohet të thotë për foton e tij që shfaqet në ekran: Heke kët foto mor vllau i madh.Ça është kjo foto.