×
  • Lajme
  • Lajme

    “Je e korruptuar”, eskalon situata në gjykimin për vrasjen me eksploziv në Gjakovë, djali i viktimës akuzon Prokuroren

    Insajderi
    05 March 2024 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Ahmeti, i biri i viktimës Haxhi Ahmeti që mbeti i vrarë nga eksplozivi në Gjakovë është nxjerr nga salla ku po mbahet Gjykimi.

    “Je e korruptuar. Do të të padis”, kanë qenë fjalët që e kanë shtyrë Kryetarin e kolegjit të këtij rasti që ta nxjerr atë nga salla e Gjyqit, pas reagimit të Prokurores së rastit, Erveh Gashi.

    Gazeta Insajderi

    Pa një vendim Gjyqit që nga viti 2018, rasti i vrasjes së Haxhi Ahmetit, akt në të cilin u përdor eksplozivi, ka marr një zhvillim të papritur në seancën e së martës.

    I biri i tij, Gani Ahmeti është nxjerr jashtë nga salla ku po zhvillohet seanca e ku në thelb të saj është shqyrtimi i një ekspertize të video-incizimit të vet momentit të vrasjes që ishte dërguar në Zvicër.

    Gazeta Insajderi e ka siguruar një kopje të kësaj ekspertize, të cilën e gjeni këtu.

    Por, në seancën e cila nisi pas orës 13:30, situata ka ndryshuar, pasi që i biri i viktimës, Gani Ahmeti ka akuzuar Prokuroren Ervehe Gashi, që tash e përfaqëson organin e akuzës.

    “Je e korruptuar. Do të padis”, ishin disa prej fjalëve që ai ia tha, pasi që disa nga pyetje e tij kishin mbetur pa përgjigje.

    Ai kishte kërkuar nga Prokurorja Gashi që të sillte dokumentet se kur e ka dërguar materialin për ekspertizë në Zvicër, kur e ka marr materialin bazë (DVR) nga Policia në Gjakove, ose nëse nuk e ka marrë fare dhe dilema të tjera që ai ka ngritur.

    Pas fjalëve që ia tha Prokurores Gashi, siç merr vesh Insajderi, e njëjta ka reaguar duke i thënë Gjykatës se nuk mund të vazhdohet kështu seanca, çka ka bërë këtë të fundit që të marrë vendim që ta nxjerr jashtë Ahmetin.

    Insajderi ka biseduar me Gani Ahmetin pasi ka dalë nga salla e Gjyqit, dhe i njëjti i ka konfirmuar këto zhvillime.

    Për çka akuzohet Dod Gjikolaj?

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.

    Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar. Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.

    Insajderi i kishte përcjellë edhe seancat e kaluara të këtij gjykimi duke sjellë edhe rrëfime të familjarëve të viktimës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark