Të rrethuar nga përditshmëria me angazhime, koha e pamjaftueshme për t’i bërë gjërat që duam, solli idenë kreative të shitjes së produkteve online, në ketë kohë kur çdo gjë është në lëvizje të shpejtë. Kolltuku i shtëpisë në botën moderne po konsiderohet si më i përshtatshëm për të bërë blerje.
Këtë ide në Prishtinë e sollën disa të rinj, në përkrahje të disa investitorëve amerikanë. Ata së bashku janë në prag të lansimit të platformës për shitje online, platformë që do të mbërrijë më datën 1 shkurt, 2017.
Përfaqësues të projektit Fafi, shprehin entuziazëm për punën e deritanishme – “Ideja për të lehtësuar blerjen edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër të botës, ka qenë shtytësi më i fortë që të mos ndalemi nga puna e përditshme për Fafin. Sigurisht vlen të theksohet që Fafi është investim amerikan, që ngjallë shpresën për shumë të rinj kosovarë që ideja kreative mund të gjejë përkrahjen e duhur”.
Në Fafi do të keni mundësi të gjeni llojllojshmëri produktesh si: veshmbathje, kozmetikë, teknologji nga brende të njohura. Madje në datën e lansimit Fafi ka edhe surprizën 1+1 Gratis gjatë 24 orëve të para. Le ta shfrytëzojmë ketë mundësi të re që do ta kemi së shpejti edhe në Kosovë.
Besueshmëria, çmimet të lira dhe transporti brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, janë vetëm disa prej përfitimeve nga blerja online përmes platformës www.fafi-ks.com. Një eksperiencë e re në blerje për qytetarët tanë, për të gjithë ne. Rrini gati, do te ketë befasi me datën 1 Shkurt në platformën online www.fafi-ks.com.
https://www.facebook.com/fafirks/