Jehona D. Gashi garon për kuvendare në Komunën e Klinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jehona D. Gashi garon për kuvendare në Komunën e Klinës

    Insajderi
    13 September 2025 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jehona D. Gashi, gazetare, moderatore dhe poete, i ka hyrë garës për të qenë kuvendare në Kuvendin e Komunës së Klinës.

    Ajo është pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së për asamblistë të komunës së lartcekur.

    Jehona D. Gashi garon me numrin 12 në listën në fjalë në zgjedhjet komunale që do të mbahen në vendin tonë më 12 tetor të këtij viti.

    Ajo ka punuar si moderatore në media të ndryshme në Kosovë, si Tribuna Channel, Radio Maria, Radio Prishtina (Zëri) etj.

    Po ashtu, ka moderuar në projekte e aktivitete të ndryshme kulturore, si Festivali i Muzikës Folklorike “I këndojmë lirisë”, Festivali i Prozës Artistike “Fiction Fest” etj, si dhe ka qenë redaktore në revistën letrare studentore “Fryma”.


    Jehona D. Gashi studimet themelore dhe ato pasdiplomike (Master) i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës-Fakultetin e Filologjisë, respektivisht në Degën e Letërsisë shqipe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark