Jehona Lushaku, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se “dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht”.
Kjo pasi katër shtete njohëse e aleate të Kosovëss si Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër.
“Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike”.