Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook.
“Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara”, ka shkruar Abdixhiku.
Po ashtu Abdixhiku ka thënë se LDK’ja mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publik që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit.
“LDK mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publik që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit. Kjo shtëpi e demokracisë, si alternativë e vetme e dekadës së tashme, do t’i pasurojë radhët e veta me më të mirët e shoqërisë; në të gjitha nivelet pa dallim. Ekipi ynë i ardhshëm, me të tillë si profesoresha Lushaku – Sadriu, ka të ardhme të sigurt”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe, Lushaku-Sadriu është ligjeruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencave Politike.