Një zëdhënës i organizatës katolike, Misionarët Bëmirës, që e udhëheq këtë shtëpi në qytetin-port Aden, tha se katër persona të armatosur kishin hyrë në ndërtesë me pretekst se dëshironin t’i vizitonin nënat e tyre.
Një zyrtar i Jemenit tha se personat e armatosur, pastaj kanë hyrë në secilën dhomë, i kanë lidhur njerëzit dhe i kanë vrarë me të shtëna në kokë.
Motivi i personave të armatosur, të cilët kanë arritur të largohen nga objekti pas sulmit, nuk është i njohur.
Oraganizata Misionarët Bëmirës është themeluar nga Nëna Tereze, e cila e kishte fituar Çmim Nobel për veprimtarinë e saj humanitare. Ajo ka vdekur në vitin 1997. /rel