"Jemi çuditë krejt, njeri ma të mirë nuk ka pas", flet dhëndri i pronarit të furrës që vrau gruan në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jemi çuditë krejt, njeri ma të mirë nuk ka pas”, flet dhëndri i pronarit të furrës që vrau gruan në Vushtrri

    Insajderi
    25 March 2025 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

    Rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë.

    E lidhur me rastin, për Gazetën Insajderi ka folur dhëndrri i Arsim Morinës.

    Ai deklaroi se i ndjeri, nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. Arsim Morina la pas vetes dy vajza.

    “Jemi çudit krejt, nuk ka pasur njeri ma të mirë nuk ka pasur kurr probleme me askënd, dy vajza mbrapa i ka lënë”, tha për Insajderin, dhëndrri i Morinës.

    Motivet e krimit

    Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

    Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.

    “Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

    Momenti kur burri saj shkon në vendngjarje:

    https://youtube.com/watch?v=uhbUIa6oyjE%3Ffeature%3Doembed

    Pamje nga vendi i krimit:

    https://youtube.com/watch?v=1GBQbYKwnrs%3Ffeature%3Doembed

    Çfarë tha prokuroria e policia:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark