Ushtruesja e detyrës së Kryeredaktores në RTK, Leonora Bërbatovci, u ka kërkuar kolegëve të saj ballafaqim sy me sy për RTK’në pasi u distancuan nga shkrimi që publikoi RTK’ja nga gazeta boshnjaku “Slobodna Bosna”, që atakoi dy mediume në vend.
Pas kësaj ka reaguar redaktorja e RTK’së, Pranvera Munishi, e cila tha se nuk janë palë për ballafaqim në këtë rast.
Munishi tha se problemet zgjidhen duke pranuar lëshimet.
“Problemi nuk zgjidhet duke dialogu neper studio televizive te mediumeve te tjera. Problemi zgjidhet duke pranuar edhe leshimet por duke u zotuar bashkarisht se do t’i bejme balle secilit presion qe vije ne adrese te shtepise tone mediale. Te gjithe jemi deshmitare se edhe ne te kaluaren kemi protestuar, madje vetem se eshte kerkuar nderhyrje ne radhitjen hierarkike te lajmit”, deklaroi redaktorja.
Sipas Munishit, aq sa e njeh Bërbatovcin ajo është vetëdijshme për shkeljen profesionale që është bërë.
“Duke te njohur mire, thelle jam e bindur qe je e vetedijshme per shkeljen profesionale qe eshte bere ate nate, prandaj une jam distancuar, pasi qe me dhjetra here si pergjegjese editoriale kam refuzuar te identifikohem me lajme te cilat i ka gatuar politika”, ka shkruar Munishi.
Në fund, Munishi ka thënë se janë “kaperthyer nga hienat te cilet vec te miren nuk ja dojne RTK-se”.