“Jemi në tokën tonë”, ambasadori i Ukrainës i reagon ashpër Rusisë në OKB - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Jemi në tokën tonë”, ambasadori i Ukrainës i reagon ashpër Rusisë në OKB

    Insajderi
    22 February 2022 - 05:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslystsya i është kundërpërgjigjur ashpër ambasadorit rus, i cili tha se shtetet perëndimore ishin ato që kanë nxitur Ukrainën drejt konfliktit.

    “Është me shqetësim që tani do të heq maskën time”, thotë Sergiy Kyslytsya në fjalimin e tij, jo për shkak të Covid-it, por për shkak të “virusit që ka goditur OKB-në – virusi që përhapet nga Kremlini”.

    “Jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, shkruan CNN.

    “Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës janë dhe do të mbeten të pandryshueshëm. Kërkojmë nga Rusia të anulojë vendimin për njohjen dhe të kthehet në tryezën e negociatave”./klankosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark