“Jemi parti e majtë, përkrahim sindikatat”, partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut vepron ndryshe prej Kurtit që lufton sindikalistët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Jemi parti e majtë, përkrahim sindikatat”, partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut vepron ndryshe prej Kurtit që lufton sindikalistët

    Insajderi
    12 December 2021 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit janë takuar me përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë.

    “LSDM është parti e majtë progresive dhe në ideologjinë e saj, në platformën e saj bazë është mbrojtja e të drejtave sociale dhe të drejtave të punëtorëve. Nga aty legjitime janë edhe të gjitha kërkesat që i bëjnë punëtorët, veçanërisht të organizuara përmes sindikatës përfaqësuese, Federata e Sindikatave të Maqedonisë.

    Se kjo platformë është dëshmi, kjo ideologji që LSDM-ja dhe koalicioni po e zbatojnë në praktikë janë ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie të punës ose popullor e quajtur e diela ditë jopune”, tha Snezhana Kaleska – Vançeva, deputete e LSDM-së.

    Ajo thotë se përkundër të gjitha pengesave nga OBRM-PDUKM, kanë arritur me shumicën e re parlamentare të premten në lexim të dytë të kalojnë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës dhe të lejohet që 1 janari të jetë ditë jopune.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark