×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jemi përpjekur që ai t’u mbijetojë plagëve”, flet polici që ishte me Afrim Bunjakun në detyrë

    Insajderi
    24 September 2024 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirsad Kryeziu, zyrtari i Policisë së Kosovës, ka folur në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku.

    Ai tha se Afrim Bunjakun nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë.

    “Pata fatin e mirë që e kam takuar, dhe krenarinë time të madhe që të mos e harrojë asnjëherë në jetë, jemi njoftuar si dy përgjegjës të ekipeve, pas komunikimit që zhvilluan filluam kontrollimin e perimetrit ku ishin vendosur kamionët”, tha Kryeziu.

    Kryeziu ka treguar se si u ndodhi sulmi në Banjskë nga grupi serb më 24 shtator të vitit 2023.

    “Nga grupi serb u aktivizua një mjet shpërthyes në pjesën ku ishte Afrim Bunjaku në ato moment filluan të shtëna në drejtimet tona, ndonëse të sfiduar nga errësira jemi përgjigjur më zjarr, kam vërejtur se është plagosur rëndë Afrim Bunjaku, edhe kolegu Alban Rashiti që ishte afër”.

    “Mes breshërish të plumbave kemi arritur të tërheqim Bunjakun për trajtim, jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që t’u mbijetojë plagëve, por për fat të keq nuk ia kam dalë, sa më shumë  tërhiqja aq më shumë shtoheshin të shtënat”, ka thënë Kryeziu.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark