“Jemi të tmerruar nga vendimi i Qeverisë për Klan Kosovën, është mesazh edhe për të tjerët” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Jemi të tmerruar nga vendimi i Qeverisë për Klan Kosovën, është mesazh edhe për të tjerët”

    Insajderi
    28 July 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka vendosur që përfundimisht t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.

    ECPMF në reagimin e tyre kanë thënë se janë të tmerruar nga vendimi i Ministrisë së Tregtisë që sot ka kompletuar hapat për mbylljen e medias më të madhe private në Kosovë.

    Qendra Evropian për lirinë e medias dhe shtypit kanë shtuar tutje se kjo është e paprecedent në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e medias dhe dërgon mesazh të qartë për media tjera.

    ECPMF kanë thënë se i bëjen thirrje Klan kosovës që luftojë kundër këtij vendimi në Gjykatë

    “Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”, kanë thënë në reagimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark