Debatet televizive për Euro 2024 kanë lënë në harresë analizën për futbollin gjatë këtij turneu. Kanë esklauar në sulme përsonale ndaj njëri-tjetrit. Një emision televiziv ka ftuar një berber. Ai ka bërë një fyerje ndaj një trajneri. Ndërsa trajneri ka lansuar një ofendim nëpërmjet Facebookut ndaj berberit të famshëm.
Si ndodhi rasti?
Gjersa frizeri Riza po komentonte ndeshjet e EURO 2024, Faruk Statovci i tha se ai vetem mund të tregonte se a i kanë pasur frizurat e mira lojtarët.
Riza: Pse nuk ia jep dorën me thanë që Ilir Daja është trajneri më i mirë në Kosovë?
Faruk Statovci: Ku pe din që se ia kamë dhanë dorën?
Riza: Jena lodh edhe me ty edhe me Ismet Munishin, unë jom baba un jam aj un jom ky.
Faruk Statovci: Jena lodh edhe me ty tu thy pasqyre, na tranove.
Riza: Ti pe shkrun në status “unë jam baba”.
Faruk Statovci: Ti shko ndreqi flokët mos më kallëzo mu çka me shkru.
Riza: Unë jam baba krejt e dinë.
Faruku: Ti e këqyr futbollin ndryshe e kqyr tu bo flokët me gell.
Pas këtij debati ka reaguar edhe trajneri Ismet Munishi.
“Jom bo pa rrue nifar veni, a njihni kon o vllazni”, ishte statusi i Munishit në profilin e tij në Facebook pas debatit të Rizës me Faruk Statovcin. /Insajderi.org/