Në festën 28 nëntorit përdoruesit e shërbimeve të kompanisë IPKO, jane ankuar për probleme te shumta.
Ata nuk kanë mundur të kryejnë telefonata, por as nuk kishin internet.
Në një postim ku IPKO uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit disa komentues kanë reaguar sa i përket këtyre telasheve.
“Jeni të tmerrshëm, asnjë minutë kompensim për problemet e juaja të rrjetit”, ka shkruar një komentues.
“Veç edhe interneti me pas me ju bo”, ka komentuar një person tjetër.
“Interneti kaput”, “Spo bon interneti, as linja telefonike! Urime edhe juve, veç përgjigjnu dikush”, ishin disa nga komentet tjera.
Ndërsa nga IPKO kanë thënë se kanë pasur një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që është shkaktuar nga prerjet e fibrave optike në tri lokacione të ndryshme.