Me sa duket Jennifer Lopez është duke menduar të heqë dorë nga muzika.
Ylli botëror do të publikojë albumin e saj të nëntë të quajtur “This Is Me” më 16 shkurt. Rikujtojmë se ky është albumi i saj i parë në një dekadë.
Në një intervistë ajo ka lënë të kuptohet për dorëheqje nga muzika.
“Nuk e di nëse do të bëj ndonjë album tjetër pas këtij. Unë ndihem shumë e përmbushur”, tha Jennifer.
Teksa ajo vazhdoi duke thënë: Ndjehem sikur është fundi i një lloj epoke për mua, kurrë nuk do të thoja kurrë, por tani ndihem sikur e kam të mbushur zemrën dhe shpirtin.