Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, duke marrë rolin pas edicionit të shkurtit 2025. Kështu ka konfirmuar për “POLITICO” një person që ka njohuri lidhur me këtë çështje, raporton Express.
Christoph Heusgen, i cili ka qenë në këtë pozitë që nga viti 2022, do të japë dorëheqjen si kryetar, ndërsa Wolfgang Ischinger do të mbetet president i Këshillit të Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014. Ai do të zëvendësohet në aleancën ushtarake transatlantike nga ish-kryeministri holandez Mark Rutte më 1 tetor.