Jep dorëheqje asamblistja e VV-së në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jep dorëheqje asamblistja e VV-së në Prishtinë

    Insajderi
    28 December 2022 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-në Prishtinë, Rita Zeqiri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Në seancën e Kuvendit Komunal u bë e ditur se dorëheqja e saj është bërë për arsye personale.

    Në vend të saj sot është betuar asamblistja Radije Hoxhaj.

    Rita Zeqiri gjatë periudhës njëvjeçare sa ka qenë pjesë e grupit të LVV-në në Kuvendin Komunal është angazhuar për fushën e sportit në kryeqytet si dhe faktin që klube e federata të ndryshme kanë nevojë për kushte më të mira e subvencione nga ana e komunës.

    Deri tani Zeqiri nuk ka bërë ndonjë deklarim lidhur me dorëheqjen nga pozita e anëtares së Kuvendit Komunal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark