Jep dorëheqje gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou – kjo është arsyeja  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou – kjo është arsyeja 

    Insajderi
    06 June 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou, ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij tek kryetarja e Gjykatës Ekaterina Trendafilova.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, duke treguar se Guillou ka marrë një pozitë të re në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

    “Më 6 qershor 2024, gjyqtari Nicolas Guillou i dorëzoi Presidentes Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjyqtar në listën e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK). Dorëheqja e gjyqtarit Guillou vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje.

    Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjyqtarin Guillou për zgjedhjen e tij dhe shprehu vlerësimin e saj të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mandatin e KSK-së përmes, ndër të tjera, punës së tij si Gjyqtar Paragjyqësor dhe Gjyqtar i vetëm”, thuhet në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark