Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

    Insajderi
    10 April 2016 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka njoftuar se do të jap dorëheqje gjatë kësaj jave, kështu duke hapur rrugën për formimin e një qeverie të re dhe për t’i dhënë fund një krize politike.

    Në një fjalim televiziv të dielën, Arseniy Yatsenyuk, tha se dorëheqja e tij do të paraqitet zyrtarisht në parlament të martën, raporton BBC.

    “Kam vendosur të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, ky vendim do t’i dorëzohet Parlamentit ukrainas”, citohet të ketë thënë Yatsenyuk.

    Yatsenyuk tha që destabilizimi në Ukrainë është i “pashmangshëm”, në qoftë se nuk formohet një qeveri e re.

    Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i bënte thirrje kryeministrit, Arseny Yatseniuk, të japë dorëheqjen, sepse mendon se qeveria ka dështuar për të luftuar korrupsionin dhe për të përballuar krizën ekonomike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark