Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, raporton Radio Kontakt Plus.
Njëjtë kanë vepruar edhe 17 këshilltarët e këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut.
Sipas raportimeve të Radio Kontakt Plus në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut u tha se dorëheqjet do t’i kalojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit.