Ministri i Industrisë në Spanjë, Jose Manuel Soria, ka njoftuar sot se do të jap dorëheqje për shkak se emri i tij është përmendur në aferën “Panama Papers”
Ai tha se në këtë mënyrë tenton që të evitoje dëmin eventual edhe ndaj partisë së tij.
“Kam shfaqur vendimin tim të pakthyeshëm për të paraqitur dorëheqjen, për shkak të dëmit të dukshëm që kjo situatë i ka shkaktuar qeverisë dhe Partisë Popullore”, deklaron në komunikatën e tij ministri që shumë media e akuzojnë se ka lidhje me kompani në parajsa fiskale.
Para Sorias, kryeministri i Islandës u dorëhoq për daljen e emrit të tij në ‘Panama Papers’.