Jep dorëheqje Nigel Farage, i cili drejtoi britanikët për dalje nga BE-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje Nigel Farage, i cili drejtoi britanikët për dalje nga BE-ja

    Insajderi
    04 July 2016 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nigel Farage deklaroi se do të japë dorëheqje si lider i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar.

    Farage, siç raporton BBC, deklaroi se “kam përfunduar me drejtimin tim” pas referendumit britanik i cili rezultoi me votën pro daljes së këtij vendi nga BE-ja.

    Ai deklaroi se partia që ka drejtuar ishte “goxha shumë në pozitë të mirë” duke shtuar se nuk do të ndryshojë mendje për këtë dorëheqje ashtu siç kishte vepruar pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2015.

    Ai nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një “kryeministër të BREXIT-it”.

    Ditë më parë edhe Boris Johnons, ish-kryetari i Londrës i cili kishte mbështetur fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja ka deklaruar se nuk do të marrë postin e kryeministrit të vendit.

    Tashmë britanikët duket se kanë mbetur në një situatë aspak të mirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark