×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jep dorëheqje shefi i Gjinekologjisë në Vushtrri, pas përplasjes me qytetarin

    Insajderi
    14 October 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shef i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe nga detyra e mjekut në këtë spital, pas përplasjes verbale me familjarin e një pacienti.

    Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë, përmes një përgjigjeje me shkrim.

    “Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Kujtojmë se, në një video-incizim që është shpërndarë në rrjetet sociale, doktori Blerim Feka shihet duke debatuar ashpër me familjarin e një pacienti, i cili kërkon që ta lejojë ta shohë fëmijën e tij të sëmurë. Sipas qytetarit, mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas së tij, e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti dyshohet të ketë bërtitur nëpër spital.

    @insajderitv Përplasje mes familjarit dhe shefit të Gjinekologjisë në Vushtrri #vushtrri #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Pas raportimit të mediave, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    ShSKUK ka kërkuar nga spitali të merren masa urgjente ndaj mjekut konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark