Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për emrin e ri të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Ai nuk do të jetë Vuk Jeremiq, por portugezi Antonio Guteres.
Para dite AFP kishte njoftuar se kundër serbit Jeremiq do të jenë fuqitë perëndimore që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë.
Kundërshtimin ndaj tij këto vendi e kishin bazuar në qëndrimin e Jeremiqit ndaj NATO-s dhe Kosovës.
Jeremiq NATO-n e kishte quajtur agresor, ndërsa për Kosovën kishte thënë se”vetëm mbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohej në KB”.