Jeremiq thotë se plani frankogjerman është "vetëvrasje për Serbinë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeremiq thotë se plani frankogjerman është “vetëvrasje për Serbinë”

    Insajderi
    09 February 2023 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Pranimi i planit franko-gjerman do të ishte vetëvrasje politike për këdo që e nënshkruan atë”, ka thënë ish-ministri serb i jashtëm dhe Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, raporton Insajderi.

    Ky plan sjell praktikisht pranimin dhe njohën e shtetit  të Kosovës nga Serbia, tha Vuk Jeremiq, derisa i bëri thirrje qeverisë serbe që të mos e pranojnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

    “Shpresoj se Qeveria në Beograd nuk ka për synim, pavarësisht gjithçka çfarë thonë, që ta nënshkruajnë atë marrëveshje”, ka thënë Jeremiç në një konferencë në Vienë.

    “Është krejtësisht i papranueshëm për Serbinë”, u shpreh Jeremiq për planin evropian, “sepse çon Prishtinën në OKB dhe sjell një hap tragjik për konflikte në Ballkan”.

    Më tej, ai tha se do të çonte edhe në krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pasi që më nuk do të ekzistonin mekanizma ndërkombëtar që do të parandalonin bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Kufijtë e ish-Republikave të Jugosllavisë duhet të mbeten dhe Serbia duhet të ruajë integritetin territorial të saj përmes mjeteve diplomatike. Unë kërkoj që të punojmë bashkë dhe të respektojmë vijat e kuqe, më e rëndësishmja prej të cilave është që Prishtina të mos ketë ulëse në OKB. Në fund të fundit, gati gjysma e botës nuk e njeh Kosovën, dhe kjo është pjesa më e populluar e botës”, ka thënë opozitari serb,

    Leksioni i Jeremiqit u organizua nga CIRSD dhe partnerë nga Akademia Diplomatike në Vjenë.

    Në mesin e të pranishmëve ishin zyrtarë të lartë austriakë, ministra dhe ambasadorë të vendeve të OSBE-së, ekspertë akademikë si profesori i Universitetit të Kolumbisë, Jeffrey Sachs, si dhe studentë nga universitetet vjenezë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark