Jeremiqit i ndalohet hyrja në Kosovë, Gërvalla ka një thirrje për ShBA-në dhe Evropën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jeremiqit i ndalohet hyrja në Kosovë, Gërvalla ka një thirrje për ShBA-në dhe Evropën

    Insajderi
    05 November 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka ndaluar sot ( e shtunë ) hyrjen në Kosovë Vuk Jeremiqit, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomatja Donika Gërvalla, duke thënë se mbështetja e Jeremiqit në Parlamentin serb për atë që e kanë quajtur ‘riintegrim’ i Kosovës së pavarur në Serbi, është i ngjashëm me planin e Putinit për ‘riintegrimin’ e Ukrainës – pra “një recetë për luftë”.

    “Kosova nuk do të tolerojë urrejtjen dhe agresionin ndaj një shteti evropian dhe demokratik”, ka shkruar Gërvalla në Facebook, ndërsa u ka bërë thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vëzhgojnë me vëmendje veprimet e klasës politike në Serbi dhe në rajon.

    “Radikalizimi i ish-drejtuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është vetëm një paralajmërim më shumë se oreksi i Serbisë dhe Rusisë për territore nuk është ngopur ende”, ka shkruar ajo.

    Më tej, ka thënë se Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan “për aq kohë sa SHBA-ja dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark