Një gjykatë në Jerusalem e ka dënuar me burgim të përjetshëm një izraelit ultra-ortodoks i cili e ka vrarë një adoleshente gjatë marshit pro homoseksualve gjatë vitit të kaluar.
Gjykata në vendimin e publikuar sot e ka dënuar Yishai Schlisel, 31 vjeçar për sulmin e kryer vitin e kaluar duke vrarë 16 vjeçaren, Shira Banki, dhe plagosur shtatë persona të tjerë.
Ai më parë është dënuar për vrasje dhe vrasje në tentativë.
Schlisel ishte liruar nga burgu pak javë para paradës së 30 korrikut, pasi e kishte kryer dënimin e dhënë për therjen me thikë të disa personave që kishin marrë pjesë në marshin pro LGBT në vitin 2005.
Jerusalemi, i njohur për traditën e pasur dhe histori të larmishme të religjioneve, e lejon mbajtjen e një marshi modest pro LGBTI çdo vit, ndryshe prej marshit të madh që mbahet në qytetin tjetër izraelit, Tel Avivin shumë më liberal.
Marshi pro LGBTI këtë vit në Tel Aviv ka mbledhur më shumë se 200 mijë pjesëmarrës. (Radio Europa e Lirë)