Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna, ka pasur një mbrëmje të paharrueshme me Forumin e Grave të LDK-së, ku shprehu krenarinë e saj për pjesëmarrjen në këtë lëvizje historike.
Ajo u shpreh tejet e kënaqur me partinë duke e cilësuar “historike”.
“Po afrojmë në fund të kësaj fushate historike, dhe jam krenare që bëj pjesë në këtë lëvizje që ka mobilizuar çdo qytetar dhe ka sjellë shpresë për një të ardhme më të mirë”, shkroi ajo.
Rafuna vuri theksin te rëndësia e grupeve të grave të LDK-së, që janë në ballë të ndryshimit dhe se angazhimi i saj me numrin 45 në listën zgjedhore është për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar, ku të gjithë kanë mundësi.
Ajo shtoi se do të vazhdojnë të luftojnë për një të ardhme ku gratë luajnë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.
“Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për një të ardhme ku gratë kanë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje”.