Kandidatia për deputete, Jeta Rafuna, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj banorëve të Mramorit për mbështetjen e fuqishme që ata i dhanë gjatë një organizimi të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Rafuna përmendi se atmosfera energjike dhe besimi i qytetarëve për ndryshimin që po vjen është një shenjë e qartë e rikthimit të madh të LDK-së, jo vetëm në Mramor, por edhe në të gjithë Gollakun dhe më gjerë në Kosovë.
“Mramori na e deshmoi më së miri mbrëmë rikthimin e LDK-së së lavdishme,” tha Rafuna, duke shtuar se Gollaku gjithmonë ka qenë bastion i LDK-së dhe tani ky rikthim po ndodh në çdo fshat të kësaj zone, ashtu siç po ndodh në të gjithë Kosovën.
Ajo falënderoi me sinqeritet të gjithë qytetarët e Mramorit për mbështetjen e dhënë.
“Nga zemra ju faleminderit për mbështetjen tuaj”.